|
|
e Shtunë, 04 Gusht 2012 10:49 Brazili ka dështuar përsëri në tentativën për të siguruar një trofe madhor në futbollin e femrave, ndërsa u eliminua në çerekfinalet e turneut.
Dështimi i skuadrës që ka në gjirin e vet një nga futbollistet më të njohura në botë, sulmuesen Marta, erdhi pasi nuk arriti të mposhte Japoninë, Kampione e Botës në fuqi. Aziatiket bënë një lojë në mbrojtje, duke arritur të tregoheshin cinike dhe të shënonin dy gola në dy raste kundërsulmi që iu shfaqën, ndërsa brazilianet humbë shumë të tilla.
Ogmi dhe Ohno shënuan nga një gol në çdo pjesë loje për t’i dhuruar Brazilit eliminimin më të shpejtë në historitë e Olimpiadave, duke prenotuar një takim në gjysmëfinale përballë Francës, e cila kaloi Suedinë me rezultatin 2-1.
“Të shohësh skuadrën tënde që krijon kaq shumë raste dhe nuk shënon, si dhe të shohësh ekipin kundërshtar që rri në mbrojtje dhe shënon dy gola, është një tragjedi e vërtetë”, ishte reagimi i dëshpëruar i trajnerit brazilian Horge Barcellos. “Futbolli që paraqiti Japonia nuk e meritonte të fitonte. Ne na duhet të punojmë shumë gjatë katër viteve të ardhshme para lojërave të Rio De Zhaneiro, pasi kërkojmë një titull atje”, tha ai.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër do të vihet përballë SHBA që mund lehtësisht 2-0 Zelandën e Re dhe Kanada, që mundi me të njëjtin rezultat ekipin vendas të Britanisë së Madhe. Forma e mirë e sulmueses Auerbah, që ka shënuar deri tani në çdo takim të Olimpiadës, e ka bërë kombëtaren e SHBA pretendente kryesore për medaljen e artë. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »