|
|
e Premte, 12 Tetor 2012 22:32 Kombëtaret e mëdha kanë hedhur hapa të sigurt drejt kualifikimit në Botërorin 2014, falë fitoreve në ndeshjet e të premtes kundër rivalëve të tyre, ndërsa disa kanë regjistruar edhe goleada.
Gjermania ka fituar 6-1 në fushën e Irlandës, duke dominuar takimin dhe duke fituar me lehtësi ndaj britanikëve që pritej të krijonin më shumë rezistencë ndaj furisë gjermane. Skuadra e Lëv vazhdon të kryesojë Grupin C me pikë të plota pas 3 ndeshjesh, ndërsa duket se si rival ka vetëm Suedinë që fitoi me vështirësi 2-1 në fushën e Ishujve Faroe falë një përmbysje në pjesën e dytë të takimit.
Një fitore të lehtë ka arritur edhe Italia, që ka fituar në fushën e Armenisë me rezultatin 3-1 duke u shkëputur e vetme në kreun e grupit të saj. Pirlo, De Rosi dhe Osvaldo ishin autorët e golave për skuadrën e Prandelit.
Edhe Holanda ka fituar me lehtësi 3-0 përballë Andorrës, në një sfidë ku “tulipanët” kanë humbur raste të shumta për të shënuar në portën kundërshtare.
Një fitore e thellë 5-0 ishte ajo e Anglisë ndaj San Marinos, falë një prove të shkëlqyer të dyshes së Mançester Junajtid, Runi e Uellbek, që shënuan nga dy gola secili, ndërsa Oksleid Çambërlein vulosi rezultatin përfundimtar me golin e tij.
Edhe Spanja ka fituar lehtë 4-0 në Bjellorusi përballë vendasve. Zhordi Alba shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij, ndërsa më pas ka qenë një shou personal i Pedro që ka shënuar 3 gola radhazi për të vulosur këtë fitore.
Ndërkohë Fabio Kapelo vazhdon rrugën e sukseseve në drejtimin e Rusisë, pasi këtë radhë ka arritur të mundë Portugalinë me rezultatin 1-0 falë golit të Kerzhakov në minutat e para të ndeshjes. (LajmeShqip.com)
BOTËRORI 2014
ZONA E EVROPËS
GRUPI A
Maqedoni-Kroaci 1-2
16’ Ibraimi / 33’ Çorluka, 60’ Rakitiç
Serbi-Belgjikë 0-3
34’ Benteke, 68’ De Bryn, 90’ Mirajas
Uells-Skoci 2-1
81’ (p), 89’ Beil / 27’ Morrison
Renditja: Belgjikë 7 pikë, Kroaci 7, Serbi 4, Uells 3, Skoci 2, Maqedoni 1.
GRUPI B
Çeki-Maltë 3-1
34’ Gebre Selasi, 52’ Pekhart, 67’ Rezek / 38’ Brifa
Armeni-Itali 1-3
27’ Mkhitarian 11’ (p) Pirlo, 64’ De Rosi, 82’ Osvaldo
Bullgari-Danimarkë 1-1
7’ Rangelov / 40’ Bendtner
Renditja: Italia 7 pikë, Bullgaria 5, Çeki 4, Armeni 3, Danimarkë 2, Maltë 0.
GRUPI C
Kazakistan-Austri 0-0
Ishujt Faroe-Suedi 1-2
57’ Baldvinson / 65’ Kaçanikliç, 75’ Ibrahimoviç
Irlandë-Gjermani 1-6
90’ Keou / 32’, 40’ Reus, 55’ (p) Ozil, 58’ Klose, 61’, 83’ Kros
Renditja: Gjermani 9 pikë, Suedi 6, Irlandë 3, Austri 1, Kazakistan 1, Ishuj Faroe 0.
GRUPI D
Turqi-Rumani 0-1
45’ Grozav
Holandë-Andorra 3-0
7’ Van Der Vart, 15’ Huntelar, 50’ Shaken
Estoni-Hungari 0-1
47’ Hajnal
Renditja: Holandë 9 pikë, Rumani 9, Hungari 6, Turqi 3, Estoni 0, Andorra 0.
GRUPI E
Shqipëri-Islandë 1-2
29’ Çani / 19’ Bjarnason, 81’ Sigurdson
Zvicër-Norvegji 1-1
79’ Gavranoviç / 81’ Hangeland
Slloveni-Qipro 2-1
38’, 62’ Matavz / 83’ Aloneftis
Renditja: Zvicër 7 pikë, Islandë 6, Norvegji 4, Shqipëri 3, Slloveni 3, Qipro 3.
GRUPI F
Rusi-Portugali 1-0
6’ Kerzhakov
Luksemburg-Izrael 0-6
4’ Radi, 12’ Ben Basat, 27’, 73’, 90’ Hemed, 60’ Melikson
Renditja: Rusi 9 pikë, Portugali 6, Izrael 4, Irlandë e Veriut 1, Azerbajxhan 1, Luksemburg 1.
GRUPI G
Lihtenshtejn-Lituani 0-2
51’, 75’ Çesnauskis
Sllovaki-Letoni 2-1
5’ (p) Hamshik, 9’ Sapara / 84’ Verpakovskis
Greqi-Bosnje H. 0-0
Renditja: Bosnje H. 7 pikë, Sllovaki 7, Greqi 7, Lituani 4, Letoni 0, Lihtenshtejn 0.
GRUPI H
Moldavi-Ukrainë 0-0
Angli-San Marino 5-0
35’ (p), 70’ Runi, 37’, 72’ Uellbek, 77’ Oksleid-Çambërlein
Renditja: Angli 7 pikë, Mali i Zi 4, Poloni 4, Ukrainë 2, Moldavi 1, San Marino 0.
GRUPI I
Finlandë-Gjeorgji 1-1
62’ Hamalainen / 57’ Kashia
Bjellorusi-Spanjë 0-4
12’ Zhordi Alba, 21’, 69’, 72’ Pedro
Renditja: Spanjë 6, Francë 6, Gjeorgji 4, Finlandë 1, Bjellorusi 0.
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »