|
|
e Enjëte, 09 Gusht 2012 21:41 Usain Bolt ka treguar për të disatën herë se meriton plotësisht titullin e sprinterit më të mirë në historinë e atletikës botërore duke u konfirmuar kampion olimpike edhe në garën e 200 metrave. Xhamajkani ka mundur mikun dhe rivalin e tij më të madh, Johan Bleik, ndërsa podiumi është plotësuar nga një tjetër vrapues xhamajkan, Uorren Ueir, duke konfirmuar dominimin e sprinterëve nga ky vend.
Bolt tregoi që në start se ishte shumë i fortë për të gjithë kundërshtarët, duke u shkëputur menjëherë dhe duke arritur të kontrollojë me qetësi garën, aq sa në metrat e fundit ngadalësoi hapin duke vënë gishtin në buzë, një gjest ndaj atyre që e kishin kritikuar para Olimpiadës dhe kishin vënë në dyshim aftësinë e tij për të përsëritur vetveten. Këtë radhë, ai realizoi kohën 19.32 sekonda, vetëm 2 të qindtat larg rekordit olimpik që mbahet nga vetë ai, të cilin mund ta kishte thyer nëse do të ishte impenjuar deri në fundin e kësaj garë.
Me këtë sukses, Bolt hyri në histori si dominuesi i sprintit në dy Olimpiada radhazi, ndërsa ka marrë duartrokitjet e merituara të Stadiumit Olimpik që është ngritur në këmbë për të përshëndetur këtë talent të jashtëzakonshëm të atletikës botërore, një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve.
Kjo garë ishte kulmi i një mbrëmje fantastike për atletikën botërore pasi pak minuta më parë, keniani Rudisha arriti të thyente rekordin botëror në garën e 800 metrave, duke dhënë kohën 1 minutë e 40.91 sekonda. (LajmeShqip.com)
Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »