|
|
e Hënë, 06 Gusht 2012 08:01 Akuzat për formën fizike dhe përgatitjen aspak serioze duket se kanë motivuar më shumë Usain Bolt i cili në finalen e 100 metrave ka masakruar kundërshtarët e tij duke fituar medaljen e artë me një tjetër rekord olimpik.
Sprinteri xhamajakan ka dhënë kohën 9.63 sekonda, duke lënë pas bashkëkombësin e tij Johan Bleik (9.73) dhe amerikanin Xhastin Gatlin (9.79), të cilët mundën të rivalizonin me të vetëm në pjesën e parë të garës.
Bolt, një sportist i kthyer në një personazh spektakli në vitet e fundit, nuk ka ngurruar të shprehë hapur emocionet e tij pas suksesit që mendohet të jetë ndjekur nga rreth 2 miliard teleshikues në të gjithë botën pasi cilësohej gara më e shpejtë e të gjitha kohëve.
“Në kokën time nuk ka patur kurrë dyshime se do të përfundonte kështu. Sonte ishte një atmosferë fantastike, rrëshqita në nisje por më pas mendova vetëm si të arrija vijën e finishit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk mund të premtoj se do të dhuroj rekord edhe në 200 metra, por dua të bëj maksimumin në garën që më pëlqen më shumë”, tha Bolt.
Po aq i gëzuar ka qenë edhe i riu Bleik, i cili i ka thurur elozhe bashkëkombësit të tij. “Bolt është njeriu më shpejtë në botë dhe unë mora medaljen e argjendtë. Çfarë mund të them tjetër përveç se të jesh njeriu më i shpejtë në botë pas Bolt është një nder më vete”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »