|
|
e Martë, 07 Gusht 2012 08:01 Usain Bolt ka pushtuar botën duke vrapuar me shpejt se çdo njeri në histori, por ai tani dëshiron të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij, duke ëndërruar të luajë futboll mes profesionistëve.
“Njerëzit mendojnë se tallem kur i them se do të dëshiroja të luaja për Mançester Junajtid”, tha atleti xhamajakan.
“Por nëse Aleks Ferguson me telefonin dhe më thotë “OK, eja të bëjmë një provë dhe të shohim nëse je i mirë sa duhet”, nuk do t’i thosha kurrë jo”.
Bolt ka bërë “hapat e parë” në futboll kur është takuar disa vite më parë me Kristiano Ronaldon në fazën përgatitore kur portugezi ishte ende me “djajtë e kuq”, duke i dhënë atij disa këshilla si të vraponte më shpejt.
“Sinqerisht që nuk do ta ndërmerrja këtë sfidë nëse nuk do të mendoja se jam i mirë sa duhet. Jam një lojtar i aftë dhe e di që mund të bëj diferencën. Mund të jem lojtari më i shpejtë por edhe mund të luaj mirë”
“Besoj se kam ndihmuar Kristiano Ronaldon të bëhet një lojtar më i mirë. Nëse Ferguson dëshiron, e di se ku gjendem të paktën edhe në javën e ardhshme”, deklaroi Bolt. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »