|
|
e Shtunë, 18 Gusht 2012 10:01 Usain Bolt vazhdon të shprehet publikisht se është një futbollist që mund t’i shërbejë Mançester Junajtid, edhe për faktin se mendon që ka imunitet ndaj zemërimit legjendar të Aleks Ferguson. Sipas sprinterit xhamajkan, nëse ai përkushtohet 100% në këtë objektiv, e ka të lehtë të sigurojë një vend në formacion përkrah blerjes së re të “djajve të kuq”, Robin Van Persi.
“Do të shkoja, nëse më paguajnë mirë. Kjo është e vetmja gjë që do të dëshiroja të provoja, pasi mendoj se jam shumë i mirë”, tha ai i ftuar në një emision televiziv britanik.
I pyetur nëse arrin të përballojë trysninë e Aleks Ferguson, ulërimat e famshme të të cilit kanë marrë nofkën “tharësja e flokëve”, Bolt nuk duket i shqetësuar.
“Unë do të jem aq i mirë sa ai nuk do të ketë nevojë të përdorë “tharësen e flokëve” me mua. E vetmja gjë që më shqetëson është shiu i pandërprerë në Mançester, një jetë krejtësisht ndryshe nga ajo në Xhamajka”, tha ia.
Megjithatë, edhe nëse Bolt do të zgjedhë të vazhdojë një karrierë sportive alternative, ai ka vendosur që të mos braktisë sprintin dhe synon që shumë shpejt të thyejë përsëri rekordet e tij botërore.
“E kam thënë që për garën e 100 metrave, mundësia është që të ul kohën në 9.4 sekonda, por këtë sezon nuk kam qenë në maksimumin tim. Kur fillova të vrapoja, njerëzit thoshin 9.7, nuk arrihet më shumë! Pastaj ata thanë 9.6 dhe tani 9.5. Unë për vete mendoj se gjithçka është e mundur. Nëse punon shumë dhe nuk ke dëmtime, gjithçka është e mundur. Trajneri im thotë se do të jem në majë të botës nëse vazhdoj me këto ritme, deri në ditën kur të vendos të tërhiqem”, tregoi Bolt. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »