|
|
e Shtunë, 08 Shtator 2012 16:54 Erjon Bogdani ka qenë padyshim protagonisti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Qipros pasi që me aktivizimin e tij, reparti i sulmit rifilloi të funksiononte. Por sulmuesi shqiptar nuk ka festuar siç duhet paraqitjen dhe golin e tij të radhës me fanellën kuqezi, pasi menjëherë pas ndeshjes është larguar i ngrysur nga stadiumi.
Lojtari nuk ka folur as me gazetarët, duke u larguar i shoqëruar nga familjarët e tij, ndërsa më pas është mësuar nga kapiteni Cana se si ai kishte mësuar pas ndeshjes lajmin për vdekjen e gjyshes së tij dhe kjo ishte arsyeja pse ishte larguar në atë mënyrë.
Për më tepër, familjarët e Bogdanit kanë preferuar që të mos i tregojnë asgjë atij deri pas përfundimit të ndeshjes, ndonëse gjyshja e lojtarit të kombëtares shqiptare kishte ndërruar jetë që në drekë. Ata kishin vendour që t’ia mbanin të fshehtë në mënyrë që të mos e shpërqendronin dhe që ai të vazhdonte të jepte maksimumin për kombëtaren kuqezi.
Një gjë e tillë ndodhi, pasi Bogdani arriti të bënte diferencën me lojë dhe me gol, për të ndihmuar kombëtaren për të marrë suksesin 3-1 në sfidën kundër Qipros. Jo rastësisht, si lojtarët kuqezinj, ashtu edhe trajneri i kombëtares qipriote, deklaruan në përfundimin e ndeshjes se ishte sulmuesi shqiptar ai që bëri diferencën mes dy skuadrave. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »