|
|
e Shtunë, 30 Qershor 2012 16:45 Johan Bleik, kampioni i botës në fuqi, ka fituar garën e 100 metrave të kampionatit xhamajkan të atletikës duke dhënë kohën spektakolare 9.75, e katërta më e shpejtë e të gjitha kohëve. Por ajo që ka rënë në sy ishte se pas krahëve të tij janë renditur Usain Bolt dhe Asafa Pauell, dy sprinterët e tjerë, më të cilët duket se do të duelojë për medaljen e artë në Lojërat Olimpike Londër 2012.
“Nuk kam asnjë presion mbi vete, jam thjesht me fat. Tani jam kampioni kombëtar i Xhamajkës dhe do të shkoj në Lojërat Olimpike si i tillë”, tha Bleik pas garës, ku dha kohën më të mirë të vitit duke thyer bindshëm edhe rekordin e tij të mëparshëm personal që ishte 9.82.
Usain Bolt u desh të kënaqej me vendin e dytë, duke dhënë kohën 9.86, ndërsa Pauell ishte i treti me 9.88. Kjo ishte gara e parë “reale” ku Bleik dhe Bolt viheshin përballë njëri-tjetrit, pasi në kampionatin botëror, Bolt u skualifikua pasi bëri nisje të gabuar në finale. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »