|
|
e Hënë, 13 Gusht 2012 19:20 Presidenti i Atletik Bilbaos, Hosu Urrutia, ka konfirmuar se Fernando Lorente nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me klubin spanjoll. Lojtari ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen ekzistuese me klubin bask, dhe me sa duket nuk ka ndër mend të vazhdojë me të, pavarësisht ofertave të përmirësuara që i kanë bërë finalistët e sezonit të kaluar në Europa League.
“Lorente na ka thënë se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me klubin. Por nëse ai largohet, nuk do të kërkojmë futbollist tjetër në sulm. Po i them të gjithë klubeve që dëshira jonë nuk është ta shesim atë, Atletik Bilbao nuk është një skuadër që mendon të shesë lojtarë për përftime, por ku futbollistët baskë zakonisht duan të mbyllin karrierën pasi është një tifozeri si askund tjetër”
“Mungesa e rinovimit të Lorentes mund të quhet një dështim institucional nga ana jonë që duhej të kishim siguruar më parë firmën e tij. Ndaj unë mund të them se kush do që të marrë Lorenten, duhet të paguajë klauzolën e kontratës së tij, 36 milionë euro”, tha presidenti i Atletik Bilbaos, i cili sqaroi se shpresonte që futbollisti të mos largohej dhe në fund të sezonit të rinovonte përsëri kontratën.
Për lojtarin ka patur interesim nga klubet angleze si dhe Juventus, por deri tani, asnjë prej tyre nuk ka bërë një ofertë konkrete për lojtarin. Megjithatë, me lajmin e fundit, duket se situata ka ndryshuar dhe shumë shpejt, Atletik Bilbao do të marrë oferta të rëndësishme për të. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »