|
|
e Diel, 08 Korrik 2012 13:20 Menaxheri i ekipit kombëtar gjerman, Oliver Bierhof, ka bërë të qartë se Gjermania nuk të përballojë më asnjë ndeshje me arrogancë që pas humbjes në gjysmëfinalen e Euro 2012 përballë Italisë. Gjermania ishte favorite për të fituar turneun, por më pas kapitulloi pa kushte kundër Italisë me rezultatin 2-1.
Gjithsesi, Bierhof e sheh situatën me optimizëm, duke patur parasysh rrugën e kësaj kombëtareje drejt Botërorit 2014.
“Duhet të jemi të kujdesshëm të mos tregojmë arrogancë. Ne na mungoi zgjuarsia, e kishim të vështirë të shfrytëzonim rastet për të shënuar. Por duhet të theksoj se asnjë nga lojtarët tanë nuk e mori lehtësisht ndeshjen, të gjithë ishin të uritur për një trofe”.
“Gjashtë javë para turneut gjithçka dukej se po shkonte në rrugën e duhur. Kishte vlerësime për dinamizmin tonë dhe fuqinë e kësaj skuadre, por mjaftoi një ndeshje që gjithçka të fshihej nga kujtesa. Meqë kualifikimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe meqë fituam në miqësore përballë Holandës e Brazilit, ndoshta koka jonë u bë shumë e madhe nga lëvdatat”, pranoi ai.
Në fund, Bierhof vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Loakim Lëv në drejtimin e Gjermanisë me objektivin për ta nxjerrë kombëtaren nga kjo situatë zhgënjyese. “Lëv do të analizojë ndeshjen me Italinë dhe do të gjejë një mënyrë për të ecur përpara. Unë nuk shqetësohem. Forca e Jogit është pikërisht se bën zgjedhje jopopullore”. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »