Sulmuesi i Real Madriditm Karim Benzemam në mëngjesin e së mërkurës është gjobitur nga policia, pasi, sipas gazetës “Ultimahora”, sulmuesi madrilien, bashkë me shokët e tij, po bënin gara me vetura.
Siç raporton gazeta, lojtari është dënuar me 250 euro. Benzema, me një “Porsche” blu dhe shokët e tij me vetura luksoze, “Ferrari” dhe “Lamborghini”, gjatë orëve të vona, më saktësisht në orën 01:11, u lajmëruan nga disa persona se po bënin gara me vetura në qytetin e Ibizas. Gjatë kësaj gare, siç raporton gazeta, kishte edhe një aksident të vogël.
Aktualisht, Benzema dhe shokët e tij gjenden në Ibiza për pushime.