Real Madridit nuk iu pranua një gol në ndeshjen ndaj Malagas pasi nuk u pa nëse topi e kaloi vijën e portës, ndërsa Rafel Benitez e ka një zgjidhje për këto situata.
Benitez ka thënë se teknologjia e vijës së golit mund të përdoret edhe në Spanjë, për t’i evituar situatat e tilla.
“Teknologji e golit është duke u përdorur në disa vende të tjera dhe unë mendoj se kjo mund të jetë mjaft e dobishme”, ka thënë tekniku spanjoll.
Canal + raportoi dje se topi e kishte kaluar vijën e fundit, dhe goli i Realit ishte i rregullt.