|
|
e Martë, 14 Gusht 2012 09:20 Sulmuesi danez, Niklas Bendtner, ka konfirmuar dëshirën për t’u larguar përfundimisht nga Arsenali dhe ka zbuluar se ka marrë oferta nga klube të ndryshme evropiane.
Lojtari 22 vjeçar ka përsëritur se nuk dëshiron më të luajë për “topçinjtë”, për shkak të mungesës së hapësirave për të në formacionin titullar, ndërsa tregoi gjithë vlerat e tij me një paraqitje të shkëlqyer në sezonin e kaluar kur u dha si huazim te Sandërlend.
Një tjetër paraqitje e shkëlqyer në Euro 2012 me kombëtaren daneze, bëri që shumë skuadra të shohin me vëmendje situatën e lojtarit, i cili konfirmoi për Sporten.dk se nuk ka ndër mend të qëndrojë më gjatë te klubi që zotëron kartonin e tij.
“Qëndrimi te Arsenali nuk është më një alternativë. Kjo është një zgjidhje të cilën nuk e dua as unë dhe as Arsenali. Pres që të ketë shumë shpejt një sqarim mbi situatën time në klub para se të mbyllet dritarja e merkatos. Për këtë kanë filluar edhe bisedime konkrete”.
Lojtari nuk ka pranuar të zbulojë se cilat janë skuadrat që interesohen për të, por ka konfirmuar se ka marrë propozime nga skuadra që luajnë në kampionatet më të forta në Evropë.
“Po, kam patur propozime, por i kam refuzuar ato për momentin, për arsye nga më të ndryshmet. Kam disa kërkesa që duhen plotësuar, e meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, atëherë përgjigja ime ka qenë jo”, u shpreh lojtari danez, për të cilin mendohet se një nga alternativat më të mundshme është shkëmbimi me Filip Mekses të Milan. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »