|
|
e Premte, 15 Qershor 2012 16:02 Një veprim prej tifozi i kryeministrit ukrainas, Mikola Azarov me një tifoz suedez, ka sjellë protesta të ashpra të opozitës parlamentare kundër tij.
Azarov vuri bast një birrë me tifozin suedez Ola Sjostedt se Ukraina do të fitonte ndaj Suedisë dhe me përfundimin 2-1 të ndeshjes në favor të skuadrës që organizon turneun, ai ftoi Sjostedt të pinte birrë në zyrat qeveritare në Kiev.
Një fotografi që u shpërnda në të gjitha mediat, tregonte kryeministrin ukrainas duke buzëqeshur me një shall të kombëtares në qafë dhe një gotë birrë në dorë, përkrah mikut të tij suedez. Por kjo ngjarje ka sjellë reagim të ashpër të opozitës.
Një nga deputetët kryesorë të opozitës, Mikola Tomenko, i kujtoi kryeministrit se pirja e alkoolit, qoftë edhe e atij të lehtë, ishte e ndaluar në ambientet e administratës publike.
“Është e turpshme dhe e papranueshme që krerët e shtetit kundërshtojnë ligjin dhe parimet e mbrojtjes së moralizmit duke filluar të reklamojnë konsumimin e pijeve alkoolike gjatë orëve të punës në administratën publike”, tha Tomenko.
Ai bëri të ditur se tani Azarov ishte i detyruar t’i përgjigjej ligjeve në fuqi dhe të paguante një gjobë pe rreth 8 eurosh, ndërsa ka ftuar policinë e Kievit që të sigurohet që kryeministri të paguajë si çdo punonjës i thjesht administrate që gjobitet për shkelje.
Por Azarov duket se nuk është shqetësuar nga protesta e opozitës dhe ka bërë të ditur se për ndeshjen kundër Francës, ai ishte gati të vinte bast një shishe konjak cilësor. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Renditja
Ukrainë 3 2-1
Francë 1 1-1
Angli 1 1-1
Suedi 0 1-2
15.06.2012
Ukrainë-Francë 18:00
Gjyqtar: Bjorn Kuipers (Holandë)
Donetsk (Ukrainë)
Suedi-Angli 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Kiev (Ukrainë)
19.06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »