|
|
e Shtunë, 28 Korrik 2012 12:30 Kombëtarja amerikane e basketbollit për meshkuj është pretendente kryesore për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Londër 2012, por këtë radhë ka një armik më të madh përballë, shoferët e autobusëve.
Trajneri i përfaqësueses amerikane, Majk Krzyzevski, ka komentuar me humor se shoferët e autobusëve në të cilët udhëton skuadra, po bëjnë maksimumin që të ndihmojnë këdo që do të vihet përballë Kobi Brajant, LeBron Xhejms apo Kevin Durant.
“Autobusi ynë ka humbur rrugën në çdo udhëtim që kemi bërë që në ditën e parë që kemi shkelur në Londër. Ky është faktori i përbashkët për çdo ditë deri tani, kemi humbur gjithmonë rrugën me cilindo shofer që kemi patur”, tha ai duke komentuar vonesën në seancën stërvitore dhe konferencën për shtyp të planifikuar.
Presionin e pretendentëve duket se nuk e ndjen ekipi i femrave të SHBA, ku trajneri Auriema ka komentuar me humor probabilitetin që të mos merrte medaljen e artë, siç ka ndodhur kohët e fundit, pasi ka vetëm një skuadër rivale, Australinë.
“Trysni? Trysnia është kur humb vendin e punës dhe duhet të paguash kredinë, apo nëse je një prind i vetëm që mendon se si duhet të paguash për edukimin e fëmijëve të tu. Por nëse luan një lojë që të pëlqen, ndaj skuadrave ku ti e di se je më i mirë se ata, nuk ka pse të quhet trysi. Nëse humbim një ndeshje në Olimpiadë, do të na lënë të kthehemi në SHBA përsëri. Nuk do të na flasë askush, por të paktën nuk do të na heqin pasaportat”, u shpreh ai me humor. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »