|
|
e Martë, 02 Tetor 2012 22:31 Barcelona ka fituar pa vështirësi me rezultatin 2-0 përballë Benfikës, në një mbrëmje ku si gjithmonë protagonist ka qenë Lionel Mesi. Ylli argjentinas këtë radhë nuk ka shkruar emrin në librin e golashënuesve, por ka dhënë dy pasimet për golat e Sançez dhe Fabregas që kanë vulosur rezultatin kësaj ndeshje. Por katalanasit kanë marrë dy lajme të këqija, ku i pari është dëmtimi i radhës i kapitenit Pujol që theu krahun dhe i dyti është se Buksets u ndëshkua me karton të kuq në fundin e takimit dhe do të mugojë në ndeshjen e ardhshme.
Një fitore bindëse në transfertë ka qenë edhe ajo e Mançester Junajtid përballë rumunëve të Kluj me rezultatin 2-1. Pavarësisht avantazhit të vendasve me Kapetanos, “djajtë e kuq” janë kundërpërgjigjur me dyshen Runi-Van Persi, ku anglezi ka ndërtuar aksionet e golave dhe holandezi ka shtyrë topin në rrjetë.
Një fitore e thellë me rezultatin 4-0 ka bërë që Çelsi të rikthehet protagoniste, ndonëse përballë ka patur skuadrën e Nordsjaelland. Kampionët në fuqi në fakt kanë zgjidhur ndeshjen në minutat e fundit, ku Mata ka plotësuar dygolëshin personal e më pas ishin David Luiz e Ramires që çuan në 4-0 rezultatin e sfidës.
Ndeshja tjetër e grupit të londinezëve, ajo mes Juventusit dhe Shakhtar Donetsk në Torino ka përfunduar në barazim 1-1, ku Kampionet e Italisë e kanë patur të vështirë të luajnë përballë ukrainasve dhe i kanë dorëzuar atyre si rrallëherë edhe kontrollin e lojës. Shakhtar ka provuar deri në fund të fitojë ndeshjen dhe vetëm traversa ka shpëtuar portën e Bufon në minutën e fundit shtesë pas gjuajtjes së Vilan. (LajmeShqip.com)
GRUPI E
Nordsjaelland-Çelsi 0-4
33’, 82’ Mata, 79’ David Luiz, 89’ Ramires
Juventus-Shakhtar Donetsk 1-1
25’ Bonuçi / 23’ Aleks Tekseira
Renditja: Çelsi 4 pikë, Shakhtar Donetsk 4, Juventus 2, Nordsjaelland 0.
GRUPI G
Spartak Moskë-Sëlltik 2-3
41’, 48’ Emenike / 12’ Hoper, 71’ (ag) Kombarov, 90’ Samaras
Benfika-Barcelona 0-2
6’ Sançez, 56’ Fabregas
Renditja: Barcelona 6 pikë, Sëlltik 4, Benfika 1, Spartak Moskë 0.
GRUPI H
Kluj-Mançester Junajtid 1-2
14’ Kapetanos / 29’, 49’ Van Persi
Gallatasaraj-Sporting Braga 0-2
27’ Ruben Mikael, 90’ Alan
Renditja: Mançester Junajtid 6 pikë, Kluj 3, Sporting Braga 3, Gallatasaraj 0.
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »