|
|
e Martë, 31 Korrik 2012 10:57 Ever Banega ka një raport aspak të mirë me makinat dhe këtë e ka treguar përsëri gjatë ditës së djeshme, ku ka regjistruar incidentin e dytë radhazi brenda pak muajsh me mjetin në të cilin udhëtonte.
Mesfushori argjentinas i Valencias, dje ka qenë duke shkuar në stërvitje me Ferrarin e tij, ndërsa sipas dëshmisë së vetë lojtarit, makina ka shpërthyer në flakë në mes të rrugës pa asnjë lloj arsye. Lojtari ka dalë me vrap nga automjeti dhe fatmirësisht ka qenë i shoqëruar nga portieri Diego Alvesh i cili e ka marrë në makinën e tij dhe e ka shoqëruar në klub.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e kotë, pasi në momentin kur ata kanë mbërritur pranë Ferrarit, automjeti ka qenë i përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse plotësisht.
Ky është incidenti i dytë radhazi për Banegan, i cili vetëm 6 muaj më parë arriti të zinte veten me makinë. Në një pikë karburanti, ai harroi t’i vinte frenat automjetit dhe në momentin që doli nga makina për të paguar paratë, ajo lëvizi duke i zënë këmbën mes pjesës së përparme dhe trotuarit, për t’i thyer tibien dhe peronin, që i shkaktoi atij një pushim të detyruar prej 6 muajsh. (LajmeShqip.com)
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »