|
|
e Shtunë, 29 Shtator 2012 18:53 Bajern Mynih vazhdon të dominojë kampionatin gjerman të futbollit me paraqitjet e tij dhe ka konfirmuar se po kalon një formë të shkëlqyer falë suksesit 2-0 në fushën e Verder Bremen. Skuadra e drejtuar nga Jup Heinkes ka arritur në këtë mënyrë fitoren e 6-të në po aq ndeshje të luajtura në Bundesligë, ndërsa duket se është dukshëm një nivel më lart se kundërshtarët e saj.
Në ndeshjen kundër Verder Bremenit, një nga rivalët kryesorë për titull në vitet e fundit, ekipi i Heinkes ka vuajtur, por ka arritur të zgjidhë ndeshjen në fundin e saj. Fillimisht ka qenë mbrojtësi Luiz Gustavo që ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 81-të, ndërsa më pas ka qenë kroati Mario Manxhukiç që ka vulosur rezultatin përfundimtar të sfidës me golin e tij të 6-të personal në këtë fillim kampionati.
Duhet thënë se Bajerni arriti të kontrollonte ndeshjen vetëm pas minutës së 60-të, kur në lojë u aktivizuan Manxhukiç dhe Shaqiri, me mesfushorin shqiptar që ishte protagonist i thuajse çdo aksioni sulmues të bavarezëve, ndërsa dha edhe pasimin e golit për sulmuesin kroat.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera bie në sy dalja e përkohshme nga kriza e Shtutgartit që i largohet fundit të tabelës me një fitore 2-0 përballë Nyrenberg në fushën e këtij të fundit. Suksesi mban firmën e Ibisheviç dhe Harnik, të cilët zgjidhën këtë ndeshje të komplikuar për të larguar ekipin nga vendi i parafundit që mbante një javë më parë. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 6 / Rezultatet
Leverkusen-Grojter Fyrth 2-0
52’, 62’ Sam
Verder Bremen-Bajern Mynih 0-2
81’ Luiz Gustavo, 83’ Manxhukiç
Nyrenberg-Shtutgart 0-2
1’ Ibisheviç, 75’ Harnik
Hofenhaim-Augsburg 0-0
Hamburg-Hanover 1-0
20’ Rudņevs
B. Dortmund-B. Mynshengladbah 5-0
35’, 70’ Reus, 40’ Subotiç, 79’ Gyndogan, 85’ Bllaszczikovwski
RENDITJA: Bajern Mynih 18 pikë, Eintraht Frankfurt 13, Shalke 11, Borusia Dortmund 11, Hanover 10, Fortuna Dyseldorf 10, Bajer Leverkusen 10, Verder Bremen 7, Hofenhaim 7, Hamburg 7, Nyrenberg 7, Borusia Mynshengladbah 6, Fraiburg 5, Volfsburg 5, Shtutgart 5, Mainz 4, Grojter Fyrth 4, Augsburg 2.
Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »