|
|
e Shtunë, 22 Shtator 2012 17:06 Java e katërt e Bundesligës ka konfirmuar forcën e Bajern Mynih që ka fituar pastër 2-0 në një fushë të vështirë si ajo e Shalkes. Skuadra e drejtuar nga Jup Heinkes ka treguar se në këtë sezon ka një marsh më shumë dhe nuk do të bëjë gabimet e sezonit të kaluar, duke marrë kryesimin e kampionatit që në javët e para me synimin për ta mbrojtur atë në vijim.
Ndeshja është zgjidhur në pjesën e dytë të takimit, me protagonist kryesor Tomas Myler. Mesfushori fillimisht ka dhënë pasimin për Golin e Kros në minutën e 55-të, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë ka përfunduar edhe vetë në listën e golashënuesve duke siguruar tri pikët për skuadrën e tij, që ka marrë maksimumin e pikëve në katër javët e para.
Ndërkohë, Borusia Dortmund duket se është shumë larg formës së sezonit të kaluar, pasi nuk po arrin të shfaqet po aq e frikshme edhe në ndeshjet e kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop është mundur në fushën e Hamburgut, me këtë të fundit që ka siguruar pikët e para në kampionat. Perishiç ka shënuar dy herë por vendasit kanë siguruar gjithçka falë dy golave të Heung-Min Son dhe golit të Iliçeviç. (LajmeShqip.com)
BUNDESLIGA
JAVA 4 / REZULTATET
Shalke-Bajern Mynih 0-2
55’ Kros, 58’ Myler
Volfsburg-Grojter Fyrth 1-1
42’ Oliç / 28’ (ag) Pogatetz
Mainz-Augsburg 2-0
10’ Ivanshitz, 25’ Szalai
Hamburg-Borusia Dortmund 3-2
2’, 59’ Heung-Min Son, 55’ Iliçeviç, / 46’, 60’ Perishiç
Fortuna Dyseldorf-Fraiburg 0-0
RENDITJA: Bajern Mynih 12 pikë, Eintraht Frankfurt 12, Hanover 7, Borusia Dortmund 7, Shalke 7, Nyrenberg 7, Fortuna Dyseldorf 6, Fraiburg 5, Volfsburg 5, Borusia Mynshengladbah 4, Mainz 4, Grojter Fyrth 4, Verder Bremen 3, Bajer Leverkusen 3, Hamburg 3, Shtutgart 1, Augsburg 1, Hofenhaim 0.
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »