|
|
e Diel, 02 Shtator 2012 22:01 Bajern Mynih ka si qëllim që në këtë sezon të tregojë të gjithë forcën e vet dhe këtë po e bën që në javët e para të Bundesligës.
Skuadra e drejtuar nga Jup Heinkes ka arritur të fitojë ndaj një rivali historik si Shtutgarti, ndërsa ka arritur të regjistrojë një goleadë të vërtetë, pasi e ka mundur me rezultatin e thellë 6-1.
Ndonëse ishin miqtë që shënuan të parët me anë të Harnik në minutën e 26-të të ndeshjes, vetëm 6 minuta më vonë filloi furia e bavarezëve që gjetën rrugën e rrjetës me Myler e Kros për të mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në pjesën e dytë, Luis Gustavo, përsëri Myler, Manxhukiç e Shvajnshtajger, vulosën rezultatin ë kësaj ndeshje ku në radhët e bavarezëve në minutat e fundit debutoi edhe blerja më e re, Havi Martinez.
Në takimin tjetër të së dielës, ka rënë në sy fitorja e thellë 4-0 e Hanover në fushën e Volfsburg, që i ka shkaktuar mjaft probleme trajnerit Feliks Magath i cili rrezikon shkarkimin nga detyra. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 2 / Rezultatet
Volfsburg-Hanover 0-4
10’ Hagui, 26’, 56’ Sobieç, 52’ Andreasen
Bajern Mynih-Shtutgart 6-1
32’, 49’ Myler, 33’ Kros, 43’ Luiz Gustavo, 47’ Manxhukiç, 51’ Shvajnshtajger / 26’ Harnik
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »