|
|
e Shtunë, 25 Gusht 2012 22:00 Bajern Mynih ka fituar me rezultatin 3-0 ndeshjen e parë të kampionatit përballë skuadrës së Grojter Furth, duke konfirmuar se po kalon një formë të shkëlqyer. Ekipi i drejtuar nga Jup Heinkes i është kundërpërgjigjur në këtë mënyrë Borusia Dortmund që kishte fituar sfidën e saj kundër Verder Bremen të luajtur dje.
Në radhët e Bajernit është aktivizuar përsëri si titullar që nga minuta e parë mesfushori Xherdan Shaqiri, i cili po arrin të fitojë hapësira në formacionin e skuadrës që pretendon për titull në Gjermani. Pikërisht nga një goditje nga këndi e mesfushorit kosovar ka ardhur edhe goli i avantazhit për skuadrën e Bajern, i shënuar nga Myler. Manxhukiç dhe Roben, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë vulosën rezultatin e këtij takimi.
Për Grojter Fyrth luajti nga minuta e parë si titullar mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Mërgim Mavaraj, ndërsa duhet theksuar se në pjesën e dytë të takimit, në radhët e kësaj skuadre u aktivizua edhe sulmuesi i talentuar 20 vjeçar kosovar, Ilir Azemi.
Ky i fundit i është sinjalizuar trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biasi, nga vetë Mavraj, që është kthyer në “sponsor” të tij për afrimin në kombëtaren kuqezi. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 1 / Rezultatet
Mynshengladbah-Hofenhaim 2-1
Fraiburg-Mainz 1-1
Augsburg-Fortuna Dyseldorf 0-2
Hamburg-Nyrenberg 0-1
Grojter Furth-Bajern Mynih 0-3
E. Frankfurt-Leverkusen 2-1
Shtutgart-Volfsburg 0-1
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »