|
|
e Enjëte, 09 Shkurt 2012 11:55 Bajern Mynih ka zyrtarizuar blerjen e Xherdan Shaqirit nga Bazeli nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit të klubit. Lojtari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me bavarezët, ndërsa do të aktivizohet me ta që në fillimin e sezonit të ardhshëm.
Bajerni kërkonte një mesfushor me tipare ofensive prej kohësh, ndërsa zgjodhi Shaqirin pasi Marko Reus vendosi t’i bashkohej Borusia Dortmund në sezonin e ardhshëm. Lojtari kosovar ka zhvilluar edhe vizitat mjekësore me klubin bavarez, ndërsa ka hedhur edhe firmën në kontratën e re.
“Ne jemi shumë të lumtur pasi kemi firmosur me një prej të rinjve më të kërkuar në Evropë”, ishte komenti i drejtorit sportiv të Bajern, Kristian Nerlinger.
Të njëjtin gëzim e ka shfaqur edhe trajneri i kësaj skuadre, Jup Heinkes.
“Xherdani do të përforcojë skuadrën tonë në sezonin e ardhshëm me driblimet dhe inteligjencën e tij. Kam kohë që e ndjek dhe jam i bindur se ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për Bajernin”.
Megjithatë, për momentin Shaqiri po përgatitet që të përballet si kundërshtar me Bajernin, pas ekipi tij aktual, Bazeli, do të vihet përballë bavarezëve me 22 shkurt në 1/16 e Ligës së Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »
