Lajme Shqip Saturday, 28 January 2012 12:52

Viktoria Azarenka fiton për herë të parë Australian Open dhe ngjitet në majën e klasifikimit botëror pas finales së Melburn ku shkatërroi pretendenten tjetër Maria Sharapova.

Dëshira e bjelloruses për të zënë vendin që mbahej nga Vozniaçki ka qenë aq madhe sa ajo nuk i la mundësi Sharapovës të reagonte, duke e mundur brenda 1 ore e 15 minutave në dy sete me rezultatin e pastër 6-3, 6-0. Ky ishte trofeu i 10-të në karrierën e saj, por i pari në një nga katër turnetë Grand Slam sezonal.

Vetëm fillimi i ndeshjes ka folur për Sharapovën e cila ka rezistuar deri në 3-3. Më pas, gjithçka ka qenë në favor të 22 vjeçares bjelloruse që nuk është ndalur duke marrë 9 lojë radhazi për të fituar takimin.

Turneu i Australian Open ka revolucionarizuar tërësisht renditjen botërore për femra, pasi tani pas krahëve të Azarenkës ngjiten Petra Kvitova dhe pikërisht Maria Sharapova. Vetëm vendi i katërt për Karolin Vozniaçki, e cila mbante vendin e parë para kësaj gare. Azarenka ka shkruar emrin në histori si femra e tretë që merr vendin e parë në renditjen botërore pasi ka fituar për herë të parë një Grand Slam. (LajmeShqip.com)

Comments are closed.