|
|
e Hënë, 16 Korrik 2012 15:54 Përgatitjet për fillimin e Lojërave Olimpike në Londër nuk kanë shkuar ashtu siç pritej që në ditën e parë të hapjes së Fshatit Olimpik. Pavarësisht reklamimit të mirë që u është bërë masave të marra nga organizatorët, dy histori të bërë publike sot nga një atlet amerikan dhe një grup australianësh, ka shtuar dozën e kritikave.
Vrapuesi amerikan i garës së 400 metra me pengesa, dy herë kampioni i botës, Kerron Klement, pretendon se ka kaluar 4 orë në autobus pasi shoferi humbi rrugën drejt Fshatit Olimpik duke i bërë një xhiro të “padëshiruar” nëpër qytet. “Kemi 4 orë që kemi humbur në rrugë. Nuk është një përshtypje e parë e mirë për Londrën”, shkroi ai në adresën e tij në Twitter. “Atletët janë të përgjumur, të uritur dhe duan të urinojnë. Ju lutem, a mund të na çoni në Fshatin Olimpik?”, ishte mesazhi i tij i dytë disa minuta më vonë.
Ekipi kombëtar amerikan i vrapuesve do të qëndrojë në Birmingem për tre javët e ardhshme, por vizita në Fshatin Olimpik ishte e detyrueshme në mënyrë që të merrnin akreditimet e tyre.
Ndërkohë, një autobus me 30 zyrtarë dhe doktorë të Australisë ka bërë xhiron e të gjithë qytetit, pasi shoferi i tyre harroi rrugën dhe pranoi se nuk dinte si të përdorte sistemin GPS të instaluar në autobus.
“Do të kishte qenë një xhiro fantastike turistik… nëse kjo do të ishte arsyeja e vërtetë për të cilën kemi ardhur këtu”, tregoi zyrtari australian, Demian Kelli. “Shoferi na pranoi se nuk e kishte bërë asnjëherë rrugën dhe nuk dinte si të përdorte GPS-në. Ne e ndezëm atë, por askush nuk kishte hedhur të dhënat e Fshatit Olimpik në sistem. Si përfundim, një nga doktorët hapi telefonin e tij iPhone dhe i dha udhëzimet shoferit duke parë hartën aty”. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »