|
|
e Hënë, 03 Shtator 2012 19:32 Një atlet iranian nuk i dha dorën Dukeshës së Kembrixh pasi kjo e fundit i dorëzoi atij medaljen e argjendtë në hedhjen e diskut në Lojërat Paralimpike që po zhvillohen në Londër.
Pjesëtarja e familjes mbretërore, Keit Midëllton, u prit ngrohtësisht si nga fituesi i medaljes së artë, britaniku Aled Devis, ashtu edhe kinezi që mori medaljen e bronztë, Lezheng Uang.
Por kur ishte radha e Mehrdad Karam Zadeh, 40 vjeçari nuk i dha dorën Dukeshës por i shtërngoi duart në gjoks sipas traditës duke u përkulur në shenjë respekti dhe më pas duke duartrokitur.
Vendimi i tij për të mos i shtrënguar dorën Dukeshës erdhi si rrjedhojë e traditës kulturore iraniane ku një kontakt i tillë mes personave që nuk kanë lidhje familjare nuk është i lejuar. Drejtuesit e Komitetit Olimpik Iranian bënë të qartë se ky nuk ishte një mesazh politik.
Edhe vetë Dukesha Keit me sa duket është lajmëruar për një gjë të tillë, pasi e përjetoi me shumë normalitet këtë ngjarje, duke vazhduar qetësisht ceremoninë e dorëzimit të medaljes. Zëdhënësit e familjes mbretërore e konfirmuan më vonë një një gjë të tillë dhe bënë të qartë se e kishin këshilluar atë të mos i zgjaste dorën atletit iranian për të mos krijuar një situatë të sikletshme për të dy palët. (LajmeShqip.com)
Marcelo: Mos flisni për Spanjën sikur është në finale!
Futbollisti brazilian mendon se iberikët kanë ende punë për të bërë që të fitojnë elozhe
lexo më shumë »Murinjo: Lojtarët egoistë nuk kanë vend te Çelsi im
Trajneri i londinezëve tregon qartësisht se nuk do të shohë emrat individualë të lojtarëve të tij
lexo më shumë »Dortmundi konfirmon qëndrimin e Levandovskit
Klubi nuk do të lërë të largohet lojtarin deri në fundin e kontratës së tij
lexo më shumë »Baloteli nuk njeh rregullat e futbollit
Sulmuesi pranon se nuk ia kishte idenë se skualifikohesh pas dy kartonëve të verdhë
lexo më shumë »Spanja tregon forcën përballë Uruguait
Iberikët fitojnë 2-1 përballë latino-amerikanëve në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund
lexo më shumë »