|
|
e Hënë, 18 Qershor 2012 09:20 Andrei Arshavin po përballet me kërkesat për largimin e tij nga kombëtarja ruse pasi ai ka patur një zënkë me një tifoz pas eliminimit nga Euro 2012. Sipas mediave ruse, përballja mes tij dhe tifozit në hollin e hotelit ka qenë mjaft e tensionuar.
“Fakti që nuk përmbushëm pritshmërinë nuk është problemi ynë, është i juaji”, mësohet të ketë thënë mes të tjerave 31 vjeçari, fjalë të cilat janë kritikuar ashpër nga presidenti i nderit i Federatës Ruse, Viaçeslav Koloskov.
“Këto nuk janë fjalë të denja për një kapiten. Arshavin nuk ka qenë asnjëherë në pozita për të udhëtuar në të gjithë vendin për të ndjekur skuadrën me shpenzimet e tij. E gjithë skuadra duhet të përkulet para tifozëve. Mendoj se një kapiten i tillë nuk duhet të jetë në skuadër”.
Personi me të cilin Arshavin ka debatuar, me sa duket ishte një parlamentar rus, por Arshavin nuk është ndalur as para “ngjyrimit politik” duke injoruar statusin e tifozit. “Kur të jem në Duma (Parlamenti rus), do t’ju paraqes një raport para jush. Ne humbëm pasi nuk shënuam ndërsa Greqia po. Asgjë nuk ndryshon nga këto diskutime”, ishin fjalët e tij.
Pas këtyre deklaratave, një ish-zëdhënës për shtyp i Federatës Ruse ka kërkuar dorëheqjen e presidentit aktual të këtij institucioni, Sergei Fursenko, si dhe që Arshavin t’i hiqej përjetësisht e drejta të luante për ekipin kombëtar. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Republika Çeke-Poloni 1-0
73’ Jiraçek
Renditja
R. Çeke 6 4-5
Greqi 4 3-3
Rusi 4 5-3
Poloni 2 2-3
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »