|
|
e Diel, 08 Korrik 2012 12:30 Trajneri i Paris Sent Zhërmen, Karlo Ançeloti, ka hedhur poshtë të gjitha zërat që flasin për një interesim të klubit të tij rreth sulmuesit David Vija. Sipas disa gazetave spanjolle, PSZH po mendonte të bënte një ofertë prej 30 milionë eurosh për lojtarin, në mënyrë që të përmirësonte alternativat në sulm.
Ndonëse Ançeloti vlerësoi cilësitë e lojtarit, ai bëri të qartë se kjo ishte një hipotezë aspak reale.
“Ne nuk kemi menduar për David Vijan për arsyen e thjeshtë se ai ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë. Ai është një sulmues i madh, por ne jemi në procesin e kërkimit të një lojtari që nuk ka probleme fizike. Për më tepër, nuk besoj se Barcelona do ta lërë të largohet”, tha trajneri italian.
Më pas, ai komentoi edhe deklaratat e Mamadu Sakho, i cili kishte bërë të qartë se mund të largohej nga ky klub nëse blihej një tjetër futbollist për qendrën e mbrojtjes.
“Ai duhet të kuptojë që PSZH do të bëhet një klub i madh dhe si në çdo klub të madh, do të ketë konkurrencë për një vend në formacion. Shpresoj që Mamadu ta pranojë konkurrencën ashtu siç ma konfirmoi kur pata një bisedë me të. Unë vendimet i marr me atë që shoh në fushën e lojës dhe jo me vlerën që është blerë futbollisti”, përfundoi Ançeloti. (LajmeShqip.com)
Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »