|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 13:20 Trajneri i Paris Sent Zhërmen, Karlo Ançeloti, ka zbuluar se skuadra milionere që ai drejton, ka si objektiv primar vetëm fitoren në kampionatin vendas në sezonin aktual.
Parisienët kanë qenë skuadra më aktive në merkato duke afruar lojtarë si Ibrahimoviç, Tiago Silva, Laveci, Verrati e Moura.
“Mendoj se PSZH ka punuar shumë për të gjetur lojtarët e duhur. Objektivi ynë në fillimin e sezonit është të fitojmë kampionatin dhe shpresoj që paraqitjet tona në fushën e lojës të përputhen me dëshirën që kemi për të fituar këtë trofe”.
Montpelje i rrëmbeu titullin kampion parisienëve një sezon më parë në javët e fundit, ndaj 53 vjeçari është i kujdesshëm kur deklaron se skuadra e tij ka rivalë shumë të fortë në kampionat.
“Lila ka humbur Eden Hazard, por e ka zëvendësuar atë me një futbollist me shumë eksperiencë si Solomon Kalu. Mendoj se kjo skuadër do të ketë një sezon shumë të mirë”.
“Olivier Zhirud ishte një lojtar i shkëlqyer për Montpelje, por ata kanë gjetur një zëvendësues po aq të forte, Emanuel Herrera. Ndërkohë, Marseja dhe Lioni do të jenë konkurruese si gjithmonë në të kaluarën”, tregoi trajneri i PSZH. (LajmeShqip.com)
Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »Shtohet misteri mbi të ardhmen e Neimar
Babai i futbollistit deklaron se do të qëndrojë në Brazil, drejtuesit e Santos se nuk ekziston asnjë marrëveshje, ndërsa Vilanova se po bëhen negociata me palët
lexo më shumë »Devid Bekam largohet i përlotur nga ndeshja e tij e fundit
Mesfushori anglez i dha lamtumirën futbollit të luajtur në ndeshjen që PSZH fitoi 3-1 ndaj Brest
lexo më shumë »Indiana eliminon Nju Jork dhe arrin finalen në Lindje
Fitorja 106-99 mbyll serinë dhe i vë ata përballë Majemit, skuadrës më të fortë në NBA
lexo më shumë »