|
|
e Shtunë, 30 Qershor 2012 14:10 Finalja e Euro 2012 do të jetë një ditë mjaft e veçantë për Fernando Alonson, pilotin e Ferrarit në Formula 1. Nga njëra anë, ai është një nga sportistët më të rëndësishëm të të gjitha kohëve në Spanjë, ndërsa nga ana tjetër, valëvit kudo flamurin italian të skuadrës së Ferrarit.
“Çfarë e diele! E filluam tre javë më parë në Kanda kur ishim për garën e Montreal me ndeshjen Spanjë-Itali dhe tani jemi përsëri këtu me të njëjtën ndeshje, por këtë radhë për një finale. Për 13 vitet e fundit, kam kaluar më shumë kohë në Itali se në Spanjë dhe në tre vitet e fundit kam qenë pjesë e një skuadre që përfaqëson Italinë në botë, ndaj nuk mund të kërkoja për një fund më të bukur të Euro2012. Të mërkurën kam vuajtur deri te penalltia e fundit për Spanjën time dhe të enjten kam kërcyer nga gëzimi për fitoren e merituar të të kaltërve!”, deklaroi piloti spanjoll.
“Askush nuk e priste Italinë si finaliste para turneut, e megjithatë ata janë këtu, nuk hoqën kurrë dorë dhe besuan në aftësitë e tyre, duke treguar se janë të barabartë me më të mirët. Ata janë si Ferrari ynë këtë vit: e filluam keq, pësuam shumë kritika pasi na cilësuan të mbaruar, por gjërat tani kanë ndryshuar, apo jo? Diferenca është që ne kemi 12 gara për të vendosur fatin tonë, ndërsa Spanjën dhe Italinë i ndajnë 90 apo 120 minuta nga trofeu”.
“Kush do të jenë lojtarët e ndeshjes? E lehtë, Iniesta e Kazijas për ne, Pirlo e Bufon për ata. Pastaj ndonjë surprizë mund të vijë nga Baloteli… Për ne spanjollët do të ishte fantastike të fitonim, por besoj edhe për italianët. Dy vendet që janë në syrin e ciklonit për shkak të vështirësive ekonomike, po tregojnë se janë më të mirët në Evropë në futboll”, ka qenë përshkrimi i finales nga piloti i Formula 1 që është një tifoz i çmendur i futbollit dhe sa herë ka mundësi, udhëton për të ndjekur ndeshjet e kombëtares apo të ekipeve spanjolle në Kupat e Evropës. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Kroaci-Spanjë 0-1
88’ Navas
Itali-Irlandë 2-0
35’ Kasano, 90’ Baloteli
Çerekfinalet
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
Portugali-Spanjë 0-0 (2-4 p.)
Gjermani-Itali 1-2
90’+2’ (p) Ozil / 20’, 36’ Baloteli
Finalja
01.07.2012
Spanjë-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »