|
|
e Hënë, 06 Gusht 2012 16:01 Një nga pretendentët kryesorë për fitoren e medaljes së artë në garën e 1500 metrave, algjeriani Taoufik Makhloufi, është përjashtuar nga Olimpiada pasi “nuk u impenjua” në kualifikueset e garës së 800 metrave.
Makhloufi, i cili fitoi baterinë e tij në gjysmëfinalet e garës së 1500 metrave me kohën 3 minuta e 42.24 sekonda, u detyrua të merrte pjesë në garën e 800 metrave pasi përfaqësuesit e Federatës së Atletikës së vendit të tij harruan ta tërhiqnin nga gara para afatit të fundit që ishte të dielën.
Atleti 24 vjeçar u rreshtua në vjen e nisjes së baterisë 5 në mëngjesin e sotëm në kualifikueset e 800 metrave, por fillimisht vrapoi shumë ngadalë e më pas ndaloi plotësisht duke hyrë në fushën me bar dhe duke braktisur garën.
“Gjyqtari mendoi se ai nuk bëri përpjekje mjaftueshëm siç duhej dhe vendosi ta përjashtonte nga pjesëmarrja nga aktivitete të tjera në këtë Olimpiadë”, shkruhej në lajmërimin e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.
Shpresa e fundit për atletin algjerian është të vërtetojë me anë të një shkrese mjekësore se pjesëmarrja e tij në garën e 800 metrave u ndërpre nga një dëmtim, në të kundër do t’i duhet të kthehet para kohe në shtëpi. Vendimi i sotëm ka errësuar edhe më tepër situatën në Londër 2012 ku tolerimet e atletëve kanë filluar të bien në sy edhe për përfshirjet e mundshme në bastet sportive. (LajmeShqip.com)
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »