Drejtori sportiv i Udineses thotë se pronari i skuadrës personalisht mendon të negociojë me Barcelonën për Alexis Sanchez.
Drejtori sportiv i Udineses konfirmoi interesimin e Barcelonës për futbollistin kilian të Udineses, Alexis Sanchez.
Sulmuesi që luan për skuadrën italiane është 22-vjeçar dhe ka luajtur 32 ndeshje ndërkombëtare. Drejtori sportiv tha se pronari i klubit Giampaolo Pozzo është duke udhëhequr negociatat me lojtarin personalisht.
Ndërkohë, që negociatat me Rossin janë drejt përfundimit, Barça do të fillojë një operacion tjetër: Thiago Silvan e Milanit.
Braziliani 26-vjeçar është lojtari i duhur për përforcimin e mbrojtjes së Barçës, sipas Marca, Milan nuk do të lëshojë pe nën 30 milionë euro dhe Barça është gati të ofrojë Maxwellin dhe rreth 25 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit brazilian.
Ndërsa, mediet katalunase ditë më parë raportuan se Pep Guardiola nuk është i interesuar për të bërë përforcime në mbrojtje, pasi mendon se mjaftojnë Puyol, Pique, Abidal, Mascherano, Fontas dhe eventualisht Busquets, Bartra e Muniesa.
Por, sipas Marcas, Barça nuk dëshiron të “rrezikojë” me lojtarët aktualë, pas problemeve të shpeshta të Puyolit dhe tumorit të Abidalit, i cili nuk është riaftësuar plotësisht, ndërsa Mascherano nuk është tipik mbrojtës, kurse Fontas, Bartra e Muniesa konsiderohen të papërvojë.