|
|
e Hënë, 27 Gusht 2012 08:40 Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka treguar hapur se është i zhgënjyer, ashtu si tifozët e kësaj skuadre, për humbjen përballë Sampdorias në javën e parë të kampionatit. Menjëherë pas ndeshjes, ai ka shfrytëzuar rastin t’u bëjë një thirrje publike drejtuesve të skuadrës që të ndërhyjnë sa më shpejt në merkato për të sjellë një sulmues që i nevojitet shumë ekipit.
“Për momentin kemi vetëm 3 sulmues dhe mes tyre është një djalosh që quhet El Sharaui, i cili nuk ka mbushur ende 20 vjeç dhe ka nevojë të rritet pa patur shumë trysni. Është normale që nga ana numerike, ne të na nevojitet një tjetër sulmues”, tha ai, duke folur më pas për mundësinë e mbërritjes së Kaka.
“Kaka është një kampion, ashtu si Diarra. Braziliani kohët e fundit ka luajtur pak, por nuk është e nevojshme të jesh gjeni për të kuptuar se është një kampion i madh”, tha ai duke i hapur rrugë një kthimi të mundshëm të lojtarit në radhët e kuqezinjve.
Në fund, duke komentuar aktivizimin e Montolivos para mbrojtjes dhe një paraqitje jo të shkëlqyer të mesfushorit, Alegri nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë një batutë kundër kritikëve.
“Montolivo luajti para mbrojtjes dhe do të duhet pak kohë të përshtatet me këtë pozicion. A është kjo prova që gabuam me Pirlon? Dëgjoj gjithmonë të njëjtat biseda por nuk e kuptoj pse kur ne fituam titullin askush nuk u kujtua të pyeste pse nuk luan Pirlo”. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »