|
|
e Shtunë, 18 Gusht 2012 18:53 Masimiliano Alegri ka bërë një bilanc të asaj që ka ndodhur në skuadrën e tij dhe në futbollin italian gjatë kësaj periudhe, duke filluar nga ndryshimet “e nevojshme”në radhët e kuqezinjve.
“Në një moment vështirësie ekonomike të përgjithshme, është e vështirë që të bëhen investime. Në këtë moment, kur është bërë një zgjedhje e drejtë nga klubi, ne duhet të përshtatemi me situatën”, tha ai.
“Janë larguar “të vjetrit” që kanë shkruar historinë e 10 viteve të fundit të Milanit, janë larguar Ibra e Tiago Silva, por ne duhet të përshtatemi, pa hequr vëmendjen nga objektivat e këtij klubi. Jemi një skuadër e mirë me disa të rinj të ndërthurur, disa lojtarë të rëndësishëm kanë qëndruar dhe disa të rinj janë afruar, ndaj duhet të luftojmë për tre vendet e para në kampionat”.
“Sigurisht që favorit mbetet Juventus, pasi ka fituar titullin një sezon më parë dhe ka bërë një merkato të mirë, duke qenë një hap para Interit, Romës, Napolit e Milanit”.
“Kasano? Është një lojtar i yni por mungojnë edhe 15 ditë deri në fundin e merkatos, ndaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai mbetet një futbollist i Milanit por duhet të sillet si profesionist. Borrielo? Është një çështje që duhet vlerësuar ende. Matri? Ka qenë lojtari kryesor i luftës për titull të Juventusit në sezonin e kaluar. Është një lojtar i mirë e Juventus nuk do të heqë dorë lehtë prej tij”, deklaroi trajneri i kuqezinjve. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »