|
|
e Premte, 21 Shtator 2012 16:06 Milani ka menduar të shuajë menjëherë polemikën e fundit të lindur mes trajnerit Masimiliano Alegri dhe ish-sulmuesit Pipo Inzagi, të cilët një ditë më parë ishin bërë protagonistë të një incidenti aspak simpatik kundër njëri-tjetrit në fushat stërvitore të akademisë së klubit.
Nën regjinë e “Milan Channel”, klubi ka ndërhyrë për të mbyllur gjithçka me një konferencë të improvizuar për shtyp ku të dy janë shfaqur së bashku duke minimizuar ngjarjen në fjalë, edhe pse dukej qartësisht që gjithçka ishte bërë me urdhër të klubit.
“Me Pipo nuk ndodhi asgjë dhe për më tepër mund të them se ka një bashkëpunim mes ekipit të parë dhe të rinjve. Kishte një shkëmbim opinionesh që zgjati një minutë, pa ofendime apo fjalë të rënda”, deklaroi Alegri.
“E tha mirë edhe Alegri, gjithçka zgjati një minutë dhe djemtë në stërvitje nuk panë asgjë, pasi në të vërtetë nuk ndodhi asgjë. Jemi Milani, të gjithë duam të mirën e Milanit dhe sikur të ndodhte diçka e tillë nuk do të ishte e bukur për ne. Në këto momente duhet t’i japim një dorë skuadrës dhe jo të shkruajmë gjëra që nuk kanë ndodhur”, ishte komenti i ish-sulmuesit.
Të dy i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, duke reaguar sikur ishin shokë, ose të paktën shokë sa kanë qenë edhe më parë, pasi dihet botërisht që nuk kanë simpati për njëri-tjetrin. (LajmeShqip.com)
Marcelo: Mos flisni për Spanjën sikur është në finale!
Futbollisti brazilian mendon se iberikët kanë ende punë për të bërë që të fitojnë elozhe
lexo më shumë »Murinjo: Lojtarët egoistë nuk kanë vend te Çelsi im
Trajneri i londinezëve tregon qartësisht se nuk do të shohë emrat individualë të lojtarëve të tij
lexo më shumë »Dortmundi konfirmon qëndrimin e Levandovskit
Klubi nuk do të lërë të largohet lojtarin deri në fundin e kontratës së tij
lexo më shumë »Baloteli nuk njeh rregullat e futbollit
Sulmuesi pranon se nuk ia kishte idenë se skualifikohesh pas dy kartonëve të verdhë
lexo më shumë »Spanja tregon forcën përballë Uruguait
Iberikët fitojnë 2-1 përballë latino-amerikanëve në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund
lexo më shumë »