|
|
e Mërkurë, 03 Tetor 2012 10:50 Masimiliano Alegri duket se nuk shqetësohet më për zërat që e shohin atë të shkarkuar nga drejtimi i Milanit. Para ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Zenit Shën Petersburg kundër një prej trajnerëve që përflitet shpesh si zëvendësuesi i tij, Luçiano Spaleti, tekniku i kuqezinjve ka komentuar me qetësi zërat e fundit.
“Unë mendoj vetëm për skuadrën time dhe jo për emrat e mundshëm që ulen në pankinën e Milanit, pasi ato ndryshojnë çdo ditë. Spaleti po tregon se është një trajner shumë i mirë. I është afruar titullit kampion në Itali me Romën dhe këtu në Rusi ka fituar dhe ka arritur t’i japë identitet loje skuadrave të tij”.
Por nëse e ardhmja e Alegrit mbetet në diskutim, presidenti Silvio Berluskoni ka vendosur që të sqarojë publikisht se Adriano Galiani është i paprekshëm, duke hedhur poshtë zërat për largimin e tij nga skuadra kuqezi.
“Bëhet fjalë për zëra, quajini kështu, që nuk kanë asnjë bazë. Ndaj përfitoj nga rasti për të përsëritur besimin tim të plotë për Adriano Galianin, një nga menaxherët e futbollit më të mirë në nivel botëror me të cilin më lidh një miqësi 30 vjeçare dhe një vlerësim profesional i pakushtëzuar”, shkruhej në deklaratën për shtyp të lëshuar nga presidenti i Milanit. (LajmeShqip.com)
Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »Barcelona fillon të kërkojë zëvendës për Vilanovan
Vizitat e herëpashershme në Nju Jork të trajnerit aktual shtojën dyshimet rreth të ardhmes
lexo më shumë »Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »