|
|
e Diel, 07 Tetor 2012 10:50 Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, i ka dhënë statusin e favoritëve skuadrës së Interit në derbin që luhet sonte. Milani ka patur probleme të vazhdueshme në këto javë të para të sezonit dhe pavarësisht një fitoreje të rëndësishme ndaj Zenit Shën Petersburg në Ligën e Kampioneve, Alegri mendon se ekipi i tij i ri është ende duke mësuar si të luajë.
“Derbi është diçka krejt ndryshe. Kjo është një ndeshje ku zakonisht nuk ka favoritë, edhe pse i favorizuar mbetet ai që është më lart në renditjen e kampionatit. Ata ishin favoritë në vitin tim të parë të Milani dhe ne ishim favoritë në të dy ndeshjet e sezonit të kaluar”, ka shpjeguar Alegri para gazetarëve.
“Interi është një skuadër e zgjuar dhe ka lojtarë me aftësi të jashtëzakonshme teknike, ndaj na duhet që të luajmë një ndeshje të madhe kundër tyre, duke u munduar të tregohemi më të zgjuar se ata në fushën e lojës. Kasano? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Vetëm pak lojtarë në botë e pasojnë topin siç bën ai, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur ka topin në këmbë”, deklaroi Alegri.
Mediat italiane kanë aluduar gjatë ditëve të fundit se derbi do të jetë pikërisht “testi” nëse Alegri do të vazhdojë të qëndrojë në drejtimin e Milanit apo jo, pasi një humbje do të largonte më shumë kuqezinjtë nga çdo pretendim për këtë sezon edhe pse janë vetëm javët e para të tij. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »