|
|
e Hënë, 20 Gusht 2012 10:50 Serxho Aguero do të kthehet të luajë përsëri brenda disa javësh, pasi një skanim në gjurin e tij të djathtë ka zbuluar se dëmtimi i marrë nuk ishte aq serioz sa mendohej. Futbollisti ndrydhi gjurin ë djathtë gjatë fitores 3-2 kundër Sauthempton, ndërsa mendohej se do të mungonte për shumë kohë dhe do të detyronte klubin të ndërhynte në merkato për të gjetur një futbollist me karakteristikat e tij. Por lojtari ka qetësuar të gjithë nëpërmjet mesazheve të publikuara në Twitter.
“Testet e para që u bënë, treguan se nuk ka një dëmtim të ndjeshëm, por gjithsesi mbetet një goditje e fortë për gurin tim. Nesër (sot), mjekët do të vlerësojnë kohën që do të më duhet për riaftësimin. Ju falënderoj të gjithëve për shqetësimin që keni treguar, por ju lajmëroj se do të riaftësohem më shpejt se sa mendohej”, tha futbollisti duke hedhur postë hipotezën se ai di të qëndronte për 6 muaj jashtë fushave të lojës.
Edhe trajneri Mançini ka pranuar se për momentin, të gjithë ishin në pritje të asaj që do të vendosej nga stafi mjekësor për futbollistin argjentinas, që ishte një nga lojtarët kryesorë në fitoren e titullit kampion në Angli në edicionin e kaluar.
“Na duhet të presim dhe të shohim çfarë thonë mjekët. Ndonëse unë mendoj se nuk është diçka shumë serioze, mbetet përsëri shqetësimi për futbollistin. Kemi qenë shumë të pafat me këtë dëmtim të Agueros, pasi gjuri është delikat dhe mund të shkaktojë probleme. Ndoshta ai do të jetë jashtë një javë, 3 apo 4. Na mbetet vetëm të presim atë që do të na thonë mjekët”, konfirmoi trajneri italian. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »