|
|
e Diel, 17 Qershor 2012 10:01 Trajneri i Rusisë, Dik Advokat, ka reaguar ashpër ndaj kritikave për lojën e ekipit të tij që nuk mbërriti të kualifikohej në çerekfinalet e Euro 2012 ndonëse ishte favorit për të fituar grupin dhe për të vazhduar më tej në këtë turne. Tekniku holandez, i cili kishte deklaruar që para aktivitetit se do të largohej nga stoli i përfaqësueses ruse me mbarimin e turneut, nuk ka pranuar të kritikohen lojtarët e tij.
“Mendoj se luajtëm mirë. Ne dolëm në sulm ndërsa skuadra tjetër vetëm mbrohej. Ndaj mos thoni se nuk luajtëm mirë në këtë ndeshje. Është e vërtetë që pësuam një gol dhe nuk arritëm të konkretizonim rastet tona. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë duhet ta pranoj që ishte shumë e vështirë të luhej kundër një skuadre si Greqia. Nuk është se nuk luajtëm mirë. Nëse e thoni në gjë të tillë, do të thotë se nuk e keni parë mirë këtë ndeshje”.
I pyetur se si do të kujtohej për dy vitet e tij në drejtimin e Rusisë, ai u përgjigj se nuk i interesonte komenti i të tjerëve.
“Të them të drejtën nuk më intereson shumë se çfarë thonë të tjerët për mua. Ne ishim të pamposhtur në 16 ndeshje radhazi dhe ky rezultat ishte thjesht fatkeq. Duhej të kishim fituar ne por kjo nuk ndodhi. Ata kryesuan pas pjesës së parë dhe duhet ta pranojmë se janë mjeshtër në atë lojë që arritën të bënin në pjesën e dytë. Ne thjesht na mungoi saktësia para porte. Nuk shënuam dhe është e vështirë të thuash pse. Luajtëm me 2 dhe pastaj 3 sulmues para, por thjesht asgjë nuk funksionoi”, ka treguar Advokat, i cili vetëm pak ditë më parë kishte deklaruar se skuadra e tij ishte më e mira e Euro 2012. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Republika Çeke-Poloni 1-0
73’ Jiraçek
Renditja
R. Çeke 6 4-5
Greqi 4 3-3
Rusi 4 5-3
Poloni 2 2-3
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »