|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 10:50 Kushdo që është i interesuar të zotërojë një kampion olimpik, ka shansin e jetës së tij, pasi tre të tillë janë në shitje në ankandin që fillon me shifrën modeste të 20 milion paund.
Bëhet fjalë për Valegro, Utopia dhe Alf, tre kuajt të cilët i dhuruan Britanisë së Madhe medaljen e artë olimpike në hipizëm në ecjen sportive. Të tre janë nxjerrë në shitje nga pronarët e tyre, të cilët më sa është mësuar, kanë marrë një ofertë të ndjeshme nga një anëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, por nëse ai nuk ofron më shumë se 20 milion paund, duhet të marrë pjesë në ankandin e hapur si të gjithë të tjerët.
Karl Hester, pronari i Valegro dhe Utopia, si dhe një prej kalorësve që ishin pjesë e skuadrës britanike që fitoi medaljen e artë, pranoi se kuajt do të ishin nxjerrë në shitje pavarësisht rezultatit në Londër 2012, por fitorja ka bërë që çmimi i tyre të rritet ndjeshëm në krahasim me një muaj më parë.
“Gjithmonë mendoja se Utopia do të më shpëtonte një jetë pune dhe skllavërie”, pranoi ai me humor para gazetarëve. “Ai do të ishte kali që do të më lironte nga prangat e punës dhe do të paguante për kredinë që kam marrë në bankë”.
Kjo ishte hera e parë që Britania e Madhe fitonte disiplinë e ecjes në garat olimpike të hipizmit, duke i dhënë fund dominimit të Gjermanisë, që kishte fituar çdo garë që në momentin kur disiplina u përfshi në Lojërat Olimpike në vitin 1976.
Në garën në fjalë mori pjesë edhe Rafalka, kali i zotëruar nga gruaja e kandidatit republikan për president të SHBA, Mit Romnei. (LajmeShqip.com)
Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »