|
|
e Enjëte, 11 Tetor 2012 18:38 Pas Bajern Mynih që publikoi emrat e 3 futbollistëve gjermane (Lahm, Gomez dhe Nojer) që konkurrojnë për “Topin e Artë”, ka qenë gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport” që ka publikuar emrat italianë të cilët janë në garë për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit.
Në garë deri tani, në listat e mëdha, janë 6 lojtarë dhe 6 trajnerë, me disa prej tyre që pritet të jenë edhe në listat e shkurtuara që do të publikohen në fund të këtij muaji.
Andrea Pirlo, Mario Baloteli dhe Xhanluixhi Bufon pritet të shfaqen mes 23 emrave të përzgjedhur në atë që quhet etapa e dytë e konkurrimit, para se të publikohen 3 emrat të cilët do të konkurrojnë përfundimisht për “Topin e Artë”. Ndërkohë, pjesë e listës së madhe janë Antonio Di Natale, Daniele De Rosi dhe Klaudio Markizio, të cilët kanë merituar këto nominime falë paraqitjeve të tyre në Euro 2012.
Ndërkohë, janë 6 trajnerë italianë që konkurrojnë për çmimin e “Topit të Artë” të kësaj kategorie. Roberto Di Mateo është më i favorizuar pasi ka udhëhequr skuadrën e tij, Çelsin, drejt një fitoreje të papritur në Ligën e Kampioneve, ndërsa pas tij janë Françesko Guidolin (Udineze), Valter Mazarrri (Napoli), Çezare Prandeli (Italia), Roberto Mançini (Mançester Sitit) dhe Luçiano Spaleti (Zenit Shën Petersburg). Në listën e trajnerëve mungon Antonio Konte, i cili u shpall kampion me Juventusin dhe meritonte të ishte në këtë listë para shumë kolegëve të tij, por për shkak të dënimit prej 4 muajsh për manipulim të ndeshjeve, FIFA ka vendosur që të mos e përfshijë në listën e “elitës së futbollit”.
Tashmë pritet me padurim shkurtimi i listës në 23 emra që do të publikojë “France Football” me 30 tetor, nga të cilët do të dalin edhe emrat e fituesve, të përzgjedhur nga 209 trajnerët dhe 209 kapitenët e kombëtareve, si dhe gazetarët e atashuar pranë gazetës franceze. (LajmeShqip.com)
Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »