Të gjitha klubet kanë lojtarë të mirë, ndërsa në vijim janë 11-të lojtarët të cilët mendohet se për momentin janë më të mirët në botë.
Revista “Sport Illustrated” ka publikuar një formacion, i cili, sipas tyre, është i përbërë nga 11 lojtarët, për momentin, më të mirë në botë.
Në këtë formacion bëjnë pjesë pesë lojtarë të Barcelonës, dy të Real Madridit, tre të Manchester United dhe një i Bayern Munich.
Formacioni më i mirë i botës, sipas kësaj reviste:
Portier: Casillas, Mbrojtës: Alves, Pique, Vidiq, Evra, Mesfushorë: Schëeinsteiger, Xavi, Iniesta, Sulmues: Rooney, Messi dhe Cristiano Ronaldo.