|
|
e Premte, 21 Shtator 2012 14:39 Gazeta e njohur amerikane “New York Times” ka publikuar një artikull të gjatë rreth ndeshjes së futbollit Zvicër-Shqipëri, më saktësisht rreth pranisë së futbollistëve kosovarë në të dy kombëtaret dhe pamundësisë së tyre për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Shembulli konkret i këtij artikulli është Xherdan Shaqiri, një nga 9 futbollistët kosovarë që luajtën në këtë ndeshje. “Mesfushori 20 vjeçar i skuadrës së Bajern Mynih u rreshtua në mesin e fushës përkrah shokëve të kombëtares së Zvicrës, për ndeshjen kundër Shqipërisë. Himnet kombëtare u luajtën por Shaqiri nuk e këndoi himnin e Zvicrës. Flamujt në këpucët e tij, që përfaqësojnë Zvicrën, Shqipërinë dhe Kosovë, ishin një deklaratë më e fortë”, shkruhet në këtë artikull që tregon se edhe se si turma në stadium përbëhej 2/3 nga shqiptarë apo kosovarë.
Më pas, shkrimi vijon me përpjekjet e Kosovës për t’u njohur në arenën ndërkombëtare si në sferën politike, ashtu edhe në atë sportive, sidomos futbollin që vazhdon të mos njihet në arenën ndërkombëtare.
Reportazhi tregon edhe se si presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë arritur të marrin firmat e futbollistëve kosovarë që luajnë për Zvicrën, në mënyrë që të dërgojnë një peticion në FIFA.
“Duhet të jemi të kujdesshëm me Federatën Zvicerane të Futbollit. Ne nuk duam që të dalim publikisht ende”, ishin fjalët e Salihut në telefon ndërsa organizonte takimin “sekret” në hotelin përfaqësues zvicerane. Rreth një orë më vonë, Shaqiri, Xhaka dhe Behrami nënshkruan peticionin në fjalë.
“Babai dhe nëna ime janë nga Kosova dhe emri im thotë qartësisht që nuk jam nga Zvicra por nga Kosova. Në mendjen time, kam menduar gjithmonë se do të luaj për Zvicrën”, thotë ai duke iu referuar faktit se në këtë vend u zbulua dhe u përmirësua talenti i tij si futbollist. Por tani gjërat kanë ndryshuar disi, pasi ekipi kombëtar kosovar mund të ekzistojë realisht.
“Aktualisht nuk ekziston kombëtarja kosovare, ajo nuk është në FIFA. Këtë radhë do të luaj për Zvicrën. Por ndoshta kur Kosova të jetë në FIFA, do të shohim se sa lojtarë shkojnë në këtë përfaqësuese. Për mua, aktualisht, nuk ekziston ky problem”, tha ai duke shtyrë gjithçka për të ardhmen.
Ndërkohë, më i gatshëm ka qenë Granit Xhaka, i cili për gazetën amerikane nuk e ka patur problem të përgjigjet se mund të luajë për Kosovën në të ardhmen.
“Sigurisht. Nuk e di se kur Kosova do të ketë një ekip kombëtar – pas 2, 3 apo 5 vitesh. Jemi tre lojtarë këtu që mund të luajmë për Kosovën. Për momentin luajmë me Zvicrën, por të shohim më vonë se çfarë do ndodhë”, kaq thënë ai për “New York Times”.
Gazeta amerikane shpjegon njëkohësisht se vendimi i FIFA-s për të lejuar zhvillimin e miqësoreve ndërkombëtare për Kosovën është ndërprerë nga reagimi i UEFA-s, që ndikohet nga Spanja e Rusia që kanë probleme territoriale, pa harruar këtu edhe Serbinë. (LajmeShqip.com)
Reportazhin e plotë e gjeni në:
http://www.nytimes.com/2012/09/20/sports/soccer/kosovo-wants-a-national-soccer-team-and-to-call-its-players-home.html?ref=soccer&_r=1
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »