|
|
e Mërkurë, 04 Korrik 2012 12:30 Xhoakim Hernandez, babai i mesfushorit të Spanjës dhe Barcelonës, Ksavi, ka treguar disa nga momentet më të vështira që ka kaluar përfaqësuesja spanjolle për shkak të rivaliteti të ashpër mes lojtarëve katalanas dhe atyre madrilenë.
Sipas tij, lojtari më i goditur në këtë situatë ka qenë portieri Iker Kazijas, i cili është mik me shumë prej futbollistëve të Barcelonës dhe ky ishte shkaku pse ai vazhdon të ketë probleme me Zhoze Murinjon te Real Madrid.
“Iker pati shumë probleme për këtë temë me Murinjon, probleme që u bënë publike dhe që të gjithë i njohim tani, pasi Ksavi dhe Iker nuk deshën të prishnin miqësinë e tyre”.
“Po të mos ishte për Iker Kazijas, Ksavin dhe Del Bosken, kjo kombëtare nuk do të kishte shkuar kaq larg. Kanë kaluar shumë momente të komplikuara pas ndeshjeve të “El Clasico”. Lojtarë që ishin shokë dhe miq, ishin shumë pranë pikës së humbjes së kësaj miqësie. E pamë të gjithë sjelljen e Arbeloa, Ksabi Alonso, Serxho Ramos dhe si vepruan ata ndaj shokëve të kombëtares. Sjellja e disa futbollistëve nuk ishte ajo e duhura. Fatmirësisht ndërhynë Iker dhe Ksavi”, kujton ai.
Në fund, ai ka mbrojtur lojën e përfaqësueses spanjolle dhe të djalit të tij në veçanti. “Kur u barazua me Italinë, u kritikua stili i lojës pasi u cilësua steril dhe se nuk jepte spektakël. Në të vërtetë, fitorja 4-0 ishte spektakël dhe u përdor i njëjti stil loje. Kritikat ndaj Ksavit janë të padrejta, ai ka luajtur 81 ndeshje në këtë sezon dhe rastis që të ndjehesh i lodhur dhe jo në formë në një ndeshje të veçantë. E patë në finale sa i motivuar ishte dhe çfarë spektaklit u dha në fushë”, përfundoi Xhoakim Hernandez. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »