|
|
e Hënë, 30 Korrik 2012 17:57 Një debat i gjerë ka shpërthyer në Lojërat Olimpike rreth notares së re 16 vjeçare kineze, Je Shiuen. Aziatikja përfundoi në faqet e para të shtypit botërore duke fituar garën e 400 metrave miks, ndërsa 100 metrat e fundit në stilin e lirë ajo i përshkoi në një kohë më të shpejtë se ajo e Rajan Lohte e Majkëll Felps, dy notarët më të shpejtë të planetit.
“Duhet shumë kujdes”, u shpreh amerikani Xhon Leonard, një nga drejtuesit e shoqatave të notarëve dhe trajnerëve profesionistë në SHBA. “Historia ka treguar se pas rezultatesh të tilla të pabesueshme fshihet hija e dopingut. Ato 100 metra të fundit kujtojnë rezultatet e arritura nga atletet lindjes në një kohë kur nuk kishte shumë njohuri mbi dopingun”.
Ndërkohë, në mbrojtje të adoleshentes kineze ka dalë menjëherë shefi i përgjithshëm i mjekëve në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Arne Ljungkvist, i cili nuk beson se kjo është meritë e substancave dopuese, ndonëse Je theu me rreth një sekondë rekordin e mëparshëm botëror.
“Unë nuk kam arsye të bëj gjë tjetër përveçse të duartrokas derisa mund të provoj të kundërtën me dyshime të bazuara. Nëse mbi një fitore do të hidhen menjëherë dyshime, atëherë do të thotë se kemi humbur bukurinë e sportit”, tha ai.
Ndërsa vetë notarja ka reaguar ashpër ndaj aludimeve për përdorim substancash të palejuara. “Rezultatet e mia vijnë nga puna dhe nga stërvitja. Nuk do të përdorja asnjëherë substanca të palejuara. Kinezët i kanë duart e pastra”, tha ajo para gazetarëve të cilët e pyetën se si kishte mundësi që arriti të përmirësonte me 5 sekonda kohën e saj më të mirë personale. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »