|
|
e Enjëte, 23 Gusht 2012 23:46 Barcelona ka arritur të fitojë sfidën e parë të Superkupës së Spanjës përballe Real Madrid me rezultatin 3-2, por duke ditur se ka humbur një mundësi të artë për të hipotekuar fitoren e trofeut që në ndeshjen e parë.
Reali ishte shumë pranë kapitullimit me një rezultat të thellë, por në ndihmë u ka ardhur portieri i katalanasve, Viktor Valdes, i cili me gafën që bëri i dha mundësinë Di Marias të shënonte golin e rezultatit 3-2.
Në një ndeshje mjaft të mirë, gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, ku fillimisht kanë qenë madrilenët që kanë kaluar në avantazh në “Kamp Nou” me anë të Kristiano Ronaldo.
Por gëzimi i miqve ka zgjatur vetëm 2 minuta, aq sa i është dashur Pedro të shfaqet para Kazijas dhe ta ndëshkojë atë me një gjuajtje të pakapshme.
Në minutën e 70-të, Mesi ka arritur të transformojë saktësisht një 11 metërsh për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa në minutën e 78-të, Ksavi çoi rezultatin në 3-1 për ekipin vendas.
Ndeshja dukej e mbaruar, por jo për Di Marian, i cili shfrytëzon një gafë të jashtëzakonshme të portierit Viktor Valdes për të çuar topin në rrjetë dhe për shkurtuar rezultatin përfundimtar të kësaj sfide të parë në 3-2.
Ky rezultat komplikon disi situatën e Barcelonës, pasi në “Santiago Bernabeu”, pas një jave, madrilenëve do t’u mjaftojë vetëm një gol për të siguruar trofeun. (LajmeShqip.com)
Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »Shtohet misteri mbi të ardhmen e Neimar
Babai i futbollistit deklaron se do të qëndrojë në Brazil, drejtuesit e Santos se nuk ekziston asnjë marrëveshje, ndërsa Vilanova se po bëhen negociata me palët
lexo më shumë »Devid Bekam largohet i përlotur nga ndeshja e tij e fundit
Mesfushori anglez i dha lamtumirën futbollit të luajtur në ndeshjen që PSZH fitoi 3-1 ndaj Brest
lexo më shumë »Indiana eliminon Nju Jork dhe arrin finalen në Lindje
Fitorja 106-99 mbyll serinë dhe i vë ata përballë Majemit, skuadrës më të fortë në NBA
lexo më shumë »