|
|
e Martë, 07 Shkurt 2012 16:17 Revista gjermane “Bild” ka publikuar lajmin se Bajern Mynih është shumë pranë zyrtarizmit të transferimit të futbollistit kosovar Xherdan Shaqiri nga Bazeli. Sipas kësaj gazete, firma në kontratë do të hidhet brenda fundit të kësaj jave, ndërsa futbollisti do të transferohet gjatë verës në Mynih. Për këtë arsye, menaxheri Volfgang Vogele ka qenë të hënën në Mynih, për të mbyllur detajet e marrëveshjes.
Futbollisti që aktivizohet me Zvicrën ka kushtuar 9 milionë euro, por kësaj shume do t’i shtohen bonuse nëse Bajern fiton trofe të ndryshëm gjatë viteve që ka në përbërje 20 vjeçarin kosovar.
Gjatë merkatos së dimrit, Bazeli dhe Shaqiri refuzuan ofertën e Gallatasaraj (8 milionë euro) dhe Zenit (12 milionë euro), pasi lojtari po priste ftesën e Bajernit që e mbikëqyrte prej kohësh.
13 gjëra që nuk dini për Shaqirin, sipas “Bild”:
1. Shaqiri ka lindur me 10 tetor 1991 në Gjilan, me prindër shqiptarë nga Kosova. Që në fëmijëri, familja e tij u transferua në rrethinat e Bazel për të jetuar aty.
2. Ai ka një gjendje të shkëlqyer fizike, që ka rënë në sy që te ekipet e moshave të Bazelit. Me 2 janar 2009, ai nënshkroi, ndonëse nën 18 vjeç, një kontratë profesionisti. Debutimi i tij si profesionist erdhi në 12 korrik 2009. Ish-trajneri i tij, Torsten Fink, e lavdëron: “Ai është si një qen i egër. Ai luan dhe driblon mirë. Ai i ngjan një Breshke Ninxha”.
3. Drejtuesit e Kombëtares U-21 të Zvicrës e pikasën herët talentin e tij. Ndeshja e tij e parë me këtë përfaqësuese erdhi me 14 nëntor 2009, kur ishte vetëm 18 vjeç.
4. Ai u shpall nënkampion me Zvicrën U-21 në Evropianin e Danimarkës në vitin 2011, duke shënuar golin e fitores 1-0 ndaj vendasve në ndeshjen e hapjes. Vetëm Spanja e ndali atë në finale.
5. Ish-trajneri i Bajernit, Otmar Hitzfeld, e grumbulloi atë për herë të parë me kombëtaren në mars 2010, ndërsa më pas e ftoi me përfaqësuesen në Botërorin 2010.
6. Deri tani, Shaqiri regjistron 17 ndeshje dhe katër gola me kombëtaren A të Zvicrës.
7. Me Bazel ka fituar tituj kombëtarë. Në vitet 2010 dhe 2011 ai është shpallur Kampion ndërsa në vitin 2010 ka fituar edhe Kupën.
8. Në vitin 2011 ai është shpallur “Lojtari Zviceran i vitit”
9. Nëse nuk do të bëhej futbollist profesionist, sipas vetë deklaratave të tij, ai do të shiste mbathje burrash.
10. Atleti që admiron më shumë është tenisti Roxher Federer. Shembujt e tij në futboll janë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
11. Mesfushori është 1.69 metra i gjatë dhe peshon 72 kilogram.
12. Numri i tij i fanellës te Bazel është 17, por këtë numër te Bajern e ka Zherom Boateng.
13. Vlera e tij aktuale në treg, sipas transfermarkt.de, është 12.5 milionë euro. (LajmeShqip.com)
Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »
