|
|
e Enjëte, 09 Gusht 2012 11:40 Doktori më i famshëm i prodhimit të dopingut në sportin botëror, ka hedhur hije shumë të rënda dyshimi mbi pastërtinë e Lojërave Olimpike. Viktor Konte, i burgosur në SHBA për rolin e tij në furnizimin me substanca të palejuara të atletëve të njohur si Merion Xhons e Duejn Çembërs, ka deklaruar për “The Times” se 6 në çdo 10 atletë që marrin pjesë në Londër 2012, konsumojnë substanca të palejuara.
62 vjeçari pretendon se di emrat e tre atletëve shumë të njohur të cilët aktualisht përdorin “protokollin Duejn Çembërs”, që i referohet kokteilit prej 7 substancash që ai prodhoi për sprinterin britanik.
“Kjo që bëhet aktualisht është thjesht propagandë, pasi nuk duhet të funksionojë kështu, nuk duhet që zyrtarët të dalin e të deklarojnë se këto janë Lojërat Olimpike më të shtrenjta përsa i përket kontrollit antidoping dhe ata po bëjnë 6 mijë teste”.
“Atletët tani janë të kujdesshëm dhe është i vështirë t’i zësh gjatë garave. Nëse duan të kapin atletët, duhet ta kishin bërë 9 muaj më parë, kur është frekuenca më e lartë e konsumit, jo tani. A është e lehtë të përdorësh droga dhe më pas të përftosh në distancë kohore në Lojërat Olimpike? Po!”, ishte deklarata e Konte.
Ai kaloi 4 muaj në burg në SHBA për atë që u njoh si “çështja e Laboratorit BALCO”. Autoritetet federale në SHBA zbulua se ai furnizonte shumë sportistë të njohur amerikanë me substanca të palejuara që rezultuan në pezullimin jo vetëm të Merion Xhons e Duejn Çembërs, por edhe të kampiones së dyfishtë botërore në sprint, Kelli Uajt, si dhe ish-rekordmenit në garën e 100 metrave, Tim Montgomeri.
Konte drejtoi një laborator ku punonin specialistë që kishin si qëllim vetëm të krijonin substanca të palejuara që përmirësonin paraqitjet e atletëve dhe nuk kapeshin nga kontrollet aktuale antidoping. Falë zbulimit të kësaj çështje, Agjencia Botërore Antidoping (WADA) vendosi që atletëve t’u kryheshin edhe analiza gjaku, përveç atyre të urinës. WADA ka deklaruar se sistemi i kontrollit të atletëve në Londër 2012 ka kushtuar 80 milionë euro, ndërsa të gjitha kampionet e siguruara nga atletët do të ruhen për 8 vitet e ardhshme dhe do të ritestohen sapo të zbulohet ndonjë substancë e re dopuese. (LajmeShqip.com)
Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »