Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 18:32

Mesazhi telefonik që bëri Ismael Lullin të takonte vrasësin e tij, nuk dërgua nga ky i fundit, Igli Meta, por nga telefoni i  të dashurës së tij, 19 vjeçares Ambera Saliji, e ashtuquajtura Ambra.

Sipas avokatit Salvatore Asole, mesazhi “Eja, dua të të takoj” e shkroi Ambra me kërkesën e Iglit.

Më pas Ambra i kërkoi shpjegime dhe vrasësi i 17 vjeçarit i ka thënë në shqip : “Do ta vras”.

Ismaeli, pasi lexoi mesazhin, nuk e mendoi dy herë, la përgjysmë videolojën e tij të preferuar dhe doli nga shtëpia. Për të fundit herë. Në stacionin e autobusit, nuk kishte asnjë gjurmë të Ambrës, por Ismaeli gjen Iglin dhe shokun e tij, Marjo Mema.

Pak më vonë, vritet.

Ambra, e ndodhur mes polemikash të shumta ditët e dunfit pasi tha se ende e do të dashurin e saj pavarësisht asaj që ndodhi, nuk po hetohet për momentin: “Nuk mendoja se donte ta vriste,” u tha ajo hetuesve.

Tradhëtia – Duket se motivi i vrasjes, tradhëtia e supozuar, nuk ishte vetëm rezultat i imagjinatës së vrasësit. Ambra dhe Ismaeli kishin dalë sëbashku. Dhe ka qenë po e njëjta vajzë, vetë Ambra, që me inatin e saj i ka futur në kokë Iglit idenë e vrasjes.