Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 20:01

Nju-Jork – Gjithsejt 16,6 milionë fëmijë në botë, vitin e kaluar humbën njërin apo të dy prindërit, të sëmurë nga SIDA, edhe krahas përparimit në fushatën botërore anti-SIDA, kumton UNICEF, i cituar nga agjencitë.

Shumica e fëmijëve apo 14.9 milionë, janë nga Afrika, më saktë në jug të Saharës.

Rezultatet nga hulumtimi do të publikohen nga UNICEF-i gjatë takimit në Nju-Jork, organizuar bashkarisht nga Plani urgjent presidencial për veprim kundër SIDA-s dhe Programi i KB-së për luftë me SIDA-n (UN-AIDS).

Fëmijët, të infektuar me virusin e SIDA-s, është dashur të përballen me sfidat e mëdha, siç janë kujdesi për të afërmit e sëmurë, trauma nga humbja e tyre, probleme ekonomike dhe shëndetësore.

Amvisëritë më të varfëra janë edhe më të nënshtruara ndaj virusit të SIDA-s dhe sëmundja mund të ketë pasoja të rënda ekonomike për ta, vëren UNICEF-i.

“Këta fëmijë tashmë përjetuan tragjedi nga humbja e prindit apo njeriut të zakonshëm, të sëmurë nga SIDA, dhe janë të stigmatizuar, të diskriminuar dhe të lënë jashtë shkollave dhe shërbimeve sociale”, deklaroi drejtori i UNICEF-it, Antoni Lejk.

“Për t’iu ndihmuar këtyre fëmijëve që ta zhvillojnë tërë potencialin e tyre, duhet urgjentisht të investojmë në programe nacionale për mbështtje sociale, që po luftojnë me varfërinë dhe stigmatizimin dhe të cilët janë të kahëzuar drejt nevojave të posaçme të familjeve të prekura nga HIV-i”, plotësoi Lejk.

Asamblea e Përgjithshme e KB-së, prej datës 8 deri më 10 qershor do të organizojë konferencë ndërkombëtare për vlerësimin e përparimit në luftën me SIDA-n, ku do të marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive.