Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 08:50

Gjenevë – Tetëdhjetë përqind e refugjatëve në botë jetojnë në vendet në zhvillim, ndërsa në të njëjtën kohë shënohet edhe rritje e disponimit negativ drejt vendeve të industrializuara, theksohet në raportin e UNHCR-it me rastin e Ditës ndërkombëtare të refugjatëve, 20 qershor.

Në raportin “Trendet globale për vitin 2010″ theksohet se jo baraspesha e thellë e ndihmës ndërkombëtare për personat e zhvendosur me detyrim në mbarë botën, pasi që vendet më të varfëra në botë ju ofrojnë strehim një numri të madh të refugjatëve.

Numri më i madh i refugjatëve jetojnë në Pakistan (1,9 milionë), në Iran (1,07 milionë) dhe në Siri (një milion).

Në botë, vitin e kaluar janë zhvendosur 43, 7 milionë njerëz, prej të cilëve 15, 4 milionë refugjatë, 27, 5 milionë me zhvendosje të brendshme dhe 850. 000 kanë kërkuar azil, nga të cilat një e pesta janë nga Afrika e Jugut.

Më brengosëse është ajo se 15. 500 kërkesa për azil janë prej fëmijëve pa shoqërim apo mbikëqyrej të prindit, nga të cilët numri më i madh janë nga Somalia dhe Afganistani.

“Në rast të krizës afatgjate të refugjatëve në kohëzgjatje prej pesë e më shumë vjet në vitin 2010, 7, 2 milionë njerëz nën numrin e përgjithshëm të personave janë nën mandatin e UNHCR-it, që është numri më i madh nga viti 2001, ndërsa në ndërkohë, vetëm 197. 000 persona kanë mundur të kthehen në shtëpitë, që është numri më i ulët nga viti 1990″, thekson UNHCR.

Numri më i madh i refugjatëve janë nga Afganistani, ndërsa më pas pasojnë nga Iraku, Somalia, Kongoja dhe nga Sudani.

Në raport veçanërisht theksohet problemi i njerëzve pa shtetësi, të cilët sipas vlerësimeve jozyrtare numri është pothuajse 12 milionë.